Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë që Prokuroria duhet të aktivizohet pas dyshimeve dhe provave për shpëlarje të parave në Qeverinë Kurti.
“Në energji e kemi një rast ku tash nuk është që ka mbaru, se njerëzit ndoshta presin që me mbaru vetëm sepse nuk janë rritë tarifat e energjisë elektrike, unë pres që prokuroria me u angazhu thelbësisht në këtë pikë, nuk mbaron kjo histori me Nagip Krasniqin e as me aktakuzat që i ka pasë”, tha Ymeri në Ediconin Special.
“Tash ekzistojnë dyshime të konfirmume edhe prova që ka pasë edhe shpëlarje të parasë, edhe një pjesë e një organizate me aktivitet të jashtëligjshëm në dijeni të së cilës është edhe ministrja”.
Ymeri tha se akuzat e LDK-së se është bërë manipulimi i çmimit të energjisë elektrike janë konfirmuar.
“Tërë kjo propagandë me z. Blerim Isufajn kishe po do me dhanë dorëheqje, kishe këta s’e dojnë, e krejt këto gjëra janë të lidhura edhe me sektor të energjisë elektrike, pra nuk është kjo e fundit”.
“Është vetëm një etapë që na kemi pasë të drejtë edhe hetimet që janë ba i ka konfirmu edhe ZRrE-ja që ka pasë me të vërtetë manipulim të çmimit të energjisë elektrike”.


