Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeYIHR nis aksionin rrugor para selisë së LVV-së, pritet të vazhdojë te...

YIHR nis aksionin rrugor para selisë së LVV-së, pritet të vazhdojë te partitë tjera

Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) ka zhvilluar sot aksion rrugor tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje, e më pas do të vazhdojnë edhe tek selitë e partive të tjera.

Këtë po e bëjën në ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut, ku kërkojnë që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, derisa po garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton Klanksova.tv.

“Përmes këtij aksioni synojmë t’u bëjmë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë sonë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre. Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, thotë kjo organizatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT