Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLewis Capaldi elektrizon skenën e “Sunny Hill”, publiku këndon hitet e tij...

Lewis Capaldi elektrizon skenën e “Sunny Hill”, publiku këndon hitet e tij në Prishtinë

Superylli i natës së dytë të Sunny Hill Festival, Lewis Capaldi, ka ndezur skenën kryesore të festivalit, duke dhuruar një performancë të mbushur me emocione para mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë.

Këngëtari dhe kantautori skocez, i njohur për zërin e tij karakteristik dhe baladat që kanë dominuar toplistat botërore, interpretoi disa prej hiteve të tij më të njohura, përfshirë “Someone You Loved”, “Before You Go”, “Hold Me While You Wait”, “Forget Me”, “Pointless” dhe “Wish You The Best”, transmeton Klankosova.tv.

I lindur në Glasgow dhe i rritur në Bathgate, Capaldi u bë i famshëm në mbarë botën me këngën “Someone You Loved”, e cila u shndërrua në një nga hitet më të suksesshme të viteve të fundit.

Përveç interpretimit live, artisti u dallua edhe për komunikimin e afërt me publikun dhe humorin e tij karakteristik, duke krijuar një atmosferë të veçantë në natën e dytë të festivalit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT