Xhiroja e 33-të në Albi Mall Superligë nis sot me vetëm një ndeshje në program.
Në fushë zbresin dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina e Re dhe Prishtina, në një duel që zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.
Kjo sfidë luhet në mesjavë, pasi në fundjavë Prishtina do të udhëtojë drejt Zyrihut për të zhvilluar finalen e Superkupës Kosovë–Diasporë.
Ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës vlerësohet shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Vendasit kanë edhe pak shpresa për mbijetesë dhe në rast humbjeje, përshëndeten nga Superliga.
Ndërkohë, Prishtina, pavarësisht humbjes ndaj Malishevës, vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një vend në garat evropiane dhe kërkon vetëm tri pikët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


