Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeXhelozia dhe dyshimet për tradhti përfundojnë me dhunë në Fushë Kosovë –...

Xhelozia dhe dyshimet për tradhti përfundojnë me dhunë në Fushë Kosovë – çifti bashkëjetonte prej tri javësh

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj pas mosmarrëveshjeve në lidhje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Tahir Zemaj”, ku Policia kishte pranuar informacion për një incident me elemente të dhunës në familje.

Njësitë reaguese dhe hetuesit e dhunës në familje kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, çifti kishte rreth tri javë që bashkëjetonte, ndërsa dyshohet se konflikti kishte nisur për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhti.

Bazuar në deklaratat e palëve, i dyshuari L. Xh dyshohet se e ka sulmuar fizikisht partneren e tij, T. Sh. A, dhe më pas i kishte kërkuar të largohej nga banesa ku po jetonin bashkë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare policore, e dëmtuara është kthyer përkohësisht në banesë deri në sigurimin e një strehimi tjetër, ndërsa i dyshuari është larguar te familjarët e tij.

Me urdhër të prokurores kujdestare për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT