Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.
Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse./Klankosova.tv


