Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVV-ja nuk votë as për nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja e LDK-ja

VV-ja nuk votë as për nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja e LDK-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se VV-ja nuk do t’i mbështesë kandidatët e propozuar nga Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja për nënkryetarë të Kuvendit.

Nagavci ka thënë se për propozimin e Listës Serbe nuk do të ketë votë nga VV-ja pa u tërhequr deklarata e Igor Simiqit, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të mbështeten as Vlora Çitaku e PDK-së dhe Kujtim Shala i LDK-së.

Sipas saj, Çitaku dhe Shala kanë deklaruar publikisht se nuk do të votojnë për presidentin, prandaj, sipas Nagavcit, nuk mund të kërkojnë mbështetjen e deputetëve të VV-së për postin e nënkryetarit.

Nagavci ka thënë se janë dy çështje kryesore që kanë çuar në shtyrjen e seancës: çështja e kushtetutshmërisë dhe propozimet e PDK-së e LDK-së.

“Ishin dy çështje pse u shty seanca e sotme. E para ka të bëjë me kushtetutshmërinë, dhe e dyta ka të bëjë me propozimet e PDK-së e LDK-së Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën. Kërkova ta tërheq fjalën, pat deputet që nuk e konsideruan problematike. E çështja e dytë është se propozimet e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku përkatësisht Kujtim Shala, që të gjithë jemi dëshmitarë që të dy deputetët ndërkohë kërkojnë votë për veten e tyre, të njëjtit deputetë thonë se nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe po na çojnë drejt zgjedhjeve të reja. Për VV-në është shumë e rëndësishme edhe të kemi konstituimin e Kuvendit, edhe formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit sa më shpejt”, ka thënë ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT