Pesë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një aeroport të largët në brendësi të Sarawakut, në bregdetin veriperëndimor të ishullit Borneo, në Malajzi.
Helikopteri i tipit BO-105, i operuar nga shërbimi malajzian “Flying Doctor Service”, u rrëzua të martën pasdite, rreth 315 kilometra në juglindje të qytetit Miri, kanë bërë të ditur të mërkurën zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive.
“Të pesë personat në bord kanë vdekur, siç konfirmohet nga raportet nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha Galong Luang, kryetari i menaxhimit të fatkeqësive të Mirit, në një deklaratë.
Sipas mediave lokale, në mesin e viktimave ishin piloti, një mjek, një asistent mjekësor dhe dy infermierë.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur shkaku i rrëzimit të helikopterit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
“Flying Doctor Service” ofron shërbime mjekësore për komunitetet indigjene në rajonet e thella të Malajzisë, të cilat varen shumë nga transporti ajror për shkak të xhunglave të dendura dhe terrenit të vështirë të zonave të brendshme.
On the afternoon of September 8, 2026, a BO-105 medical helicopter on a Flying Doctor Service mission crashed and caught fire near the Long Lellang STOLport runway in remote Ulu Baram, Sarawak, Malaysia.
All five people on board were killed. pic.twitter.com/nig26iZXX6— MP (@Mp220Mp) September 8, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


