Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeCarvajal në radarët e tri klubeve angleze, “luftë” për mbrojtësin spanjoll

Carvajal në radarët e tri klubeve angleze, “luftë” për mbrojtësin spanjoll

Dani Carvajal mund të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi mbrojtësi spanjoll u është ofruar Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ndërsa është kontaktuar edhe Fulhami për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Kështu raportojnë TEAMtalk dhe ElDesmarque, teksa 34-vjeçari aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin më 30 qershor.

Largimi nga gjiganti madrilen nuk nënkupton fundin e karrierës për Carvajalin, i cili synon të gjejë një klub të ri ku mund të vazhdojë të luajë në nivel të lartë.

Liverpooli po shqyrton mundësinë për të forcuar konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sipas raportimeve, paraqitjet e Jeremie Frimpong nuk e kanë bindur plotësisht klubin anglez dhe përvoja e Carvajalit mund të jetë një alternativë interesante.

Megjithatë, gjendja fizike e spanjollit do të ishte një faktor i rëndësishëm në çdo vendim të mundshëm për transferimin e tij.

Në garë për shërbimet e Carvajalit shihet edhe Manchester City, që mund të jetë një tjetër destinacion për veteranin spanjoll.

Një tjetër mundësi është Fulhami, i drejtuar nga Alvaro Arbeloa. Megjithatë, kjo alternativë ka një komplikim të veçantë, pasi marrëdhënia mes Carvajalit dhe Arbeloas raportohet se ishte përkeqësuar gjatë periudhës së tyre të përbashkët në Madrid.

Për momentin, nuk ka marrëveshje me asnjërin prej tre klubeve, ndërsa nuk ka asnjë njoftim zyrtar për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.

Carvajal ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Real Madridi, me të cilin ka fituar trofe të shumtë. Tashmë, në moshën 34-vjeçare, ai po kërkon një tjetër aventurë përpara se të vendosë për kapitullin e radhës të karrierës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT