Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që urdhëroi  KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa është dorëzuar në Supreme nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT