Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet raportimi i Sinjalit: Abdixhiku kandidat për kryeministër, Osmani për presidente

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Abdixhiku kandidat për kryeministër, Osmani për presidente

Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht ditë më parë për një konfigurim të qartë të ndarjes së roleve në nivel shtetëror, ku Vjosa Osmani parashihej si kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku do të synonte postin e kryeministrit.

Ky raportim u konfirmua nga vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Ai e ka zyrtarizuar propozimin e tij si kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, duke konfirmuar gjithashtu se ka propozuar një garim të përbashkët me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Në këtë propozim timin, kam propozuar garim të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës”, ka njoftuar Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore; dhe me mua, Kryetar të LDK-së, kandidat nga LDK për Kryeministër të Republikës”.

Abdixhiku ka pohuar se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT