Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeEmocionuese: Homazh mes brezave pranë varrit të gjeneralit Ilir Konushevci

Emocionuese: Homazh mes brezave pranë varrit të gjeneralit Ilir Konushevci

Në përkujtim të 28 vjetorit të vrasjes së Ilir Konushevcit, sot është publikuar një fotografi pranë varrit të tij nga Fahri Fazliu i ri, familjar i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu, së bashku me Ilir Konushevcin e ri, nipin e gjeneralit Ilir Konushevcit.

Në këtë moment përkujtimor nga brezat e rinj të familjeve heroike u nderua figura e Konushevcit, njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe mbështetësit e rëndësishëm të logjistikës së saj.

Fahri Fazliu i ri dhe Ilir Konushevci i ri

Ilir Konushevci mbetet një emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. /Klankosova.tv

28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT