Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar të dielën takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun, një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës.
Pas takimit me Kurtin, Hamza është parë duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare për temat e diskutuara në këto takime.
Takimet vijnë në prag të seancës së Kuvendit, ku pritet betimi i deputetëve të rinj dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ende nuk dihet nëse kjo kërkesë do të jetë pjesë e rendit të ditës së seancës së së hënës.
Seanca mbahet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve, ndërsa sipas vendimit, 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


