Ka nisur protesta e 12-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit janë mbledhur në shesh, ndërsa gjatë mbrëmjes janë paraparë edhe disa fjalime.
Fjalimin e parë do ta mbajë organizatori i protestës, Çlirim Haziri.
Para protestuesve pritet të flasin edhe Flor Rexha, student i stomatologjisë dhe pjesëtar i një familjeje dëshmori, si dhe Përparim Muji, veteran i UÇK-së.
Në program janë edhe gazetari Dibran Istrefi dhe Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, Hafir Shala.
Protesta pritet të përmbyllet me fjalimin e artistes Besiana Mehmedi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


