Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiq paralajmëron “moment të favorshëm” për veprim pas zhvillimeve në veri të...

Vuçiq paralajmëron “moment të favorshëm” për veprim pas zhvillimeve në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të presë “një moment të favorshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare” për të vepruar lidhur me Kosovën, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Deklaratat e tij erdhën pas aksioneve të institucioneve të Kosovës në veri, ku u morën nën kontroll disa stacione hekurudhore në Zveçan, Leposaviq dhe Leshak, të cilat Prishtina i konsideron pjesë të strukturave paralele dhe ilegale të Serbisë.

Duke folur nga Kina, Vuçiq tha se situata për serbët në Kosovë do të jetë e vështirë, duke shtuar se Serbia do të “presë momentin e duhur” për, siç u shpreh ai, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai akuzoi Perëndimin për qasje të njëanshme dhe për nxitje tensionesh, ndërsa pretendoi se ekzistojnë standarde të dyfishta në raport me Serbinë dhe Kosovën.

Ndërkohë, autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se veprimet në veri kanë për qëllim shuarjen e strukturave paralele dhe vendosjen e rendit institucional në gjithë territorin e vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT