Thursday, May 28, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasje në Mitrovicë: Sulmuesi goditi vëllezërit, njëri vdiq (VIDEO)

Vrasje në Mitrovicë: Sulmuesi goditi vëllezërit, njëri vdiq (VIDEO)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.

Arben Spasolli dyshohet se hyri në banesën e ish-shokut të tij, Erduan Ibrahimi me qëllimin për ta vrarë.

Familjari i viktimës, thotë se momentin kritik e pa edhe vajza e mitur e viktimës.

Pas aktit, dorasi 30 vjeç iku pasi dyshohet se sulmoi edhe vëllanë e Erduanit, e pas iu vunë gati të gjithë.

Por, nuk shkoi gjatë e policia e kapi të dyshuarin.

38-vjecari nuk i mbijetoi plagës dhe vdiq në Spitalin e Mitrovicës, derisa vëllanë e plagosur e dërguan në QKUK, e pas trajtimit u lirua për në shtëpi.

Sipas familjarëve probleme mes palëve nuk ka pasur më herët, por dorasin e njihnin si problematik.

Motivet e para të rastit do të bëhen të ditura pas mbajtjes së seancës për caktiin e parabugimit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT