Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja në Gjakovë: I plagosuri jashtë rrezikut për jetë – u intervistua...

Vrasja në Gjakovë: I plagosuri jashtë rrezikut për jetë – u intervistua nga policia (VIDEO)

Edi Mehmeti, personi që mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku u vra Rasim Binakaj, ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, e cila në emisionin “Ora 7” tha se, sipas informacioneve të grumbulluara, Policia e Kosovës tashmë e ka intervistuar të plagosurin, pasi ai është dëshmitar okular i ngjarjes.

“I plagosuri është dërguar në repartin e Ortopedisë, dhe në bazë të stafit mjekësor, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Është në gjendje të mirë. Policia tashmë e ka intervistuar, pasi ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes”, tha gazetarja.

Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e ndodhur dje në Gjakovë, disa orë më vonë është dorëzuar në polici. Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj./Klankosova.tv

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT