Pesë minatorë kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere në Soma, në provincën Manisa të Turqisë.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), gjithsej shtatë minatorë u nxorën nga miniera, dy prej tyre të gjallë.
Njëri nga të mbijetuarit po trajtohet ende në spital, ndërsa tjetri është liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Pas shembjes, autoritetet e Manisës krijuan një qendër për menaxhimin e krizës dhe mobilizuan ekipet përkatëse për ndërhyrje dhe koordinim.
Fillimisht, autoritetet lokale kishin njoftuar për tre viktima, ndërsa AFAD më vonë konfirmoi se numri përfundimtar i të vdekurve kishte arritur në pesë.
Pas tragjedisë, ngushëllime për familjet e viktimave kanë shprehur zyrtarë të lartë turq, përfshirë kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş dhe ministra të qeverisë.
Ministrja e Familjes, Mahinur Özdemir Göktaş, tha se ekipet e mbështetjes psikosociale janë angazhuar në minierë dhe në spital për t’u qëndruar pranë punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


