Albin Kurti është zgjedhur për herë të katërt kryeministër i Kosovës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike urime nga liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë për formimin e Qeverisë së re.
Pas votimit të Qeverisë “Kurti 4”, nuk është raportuar për mesazhe urimi nga Uashingtoni apo Brukseli, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike as urime nga Tirana dhe kryeqytete të tjera evropiane.
Në mandatin e kaluar, Kurti ishte uruar për zgjedhjen nga Sali Berisha. Këtë herë, deri më tani, nuk është bërë publik ndonjë mesazh i tillë nga ish-kryeministri shqiptar.
Kurti u votua në Kuvend në një seancë ku morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe. Partitë e tjera shqiptare nuk morën pjesë në votim, ndërsa opozita e ka kundërshtuar procesin dhe ka paralajmëruar adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Në fjalimin e tij pas zgjedhjes, Kurti përsëriti prioritetet e Qeverisë së re, duke përmendur investimet në infrastrukturë, arsim dhe diplomaci.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


