Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeRama-Kurtit: Dole si Kryeministër i VV-së dhe Listës Serbe

Rama-Kurtit: Dole si Kryeministër i VV-së dhe Listës Serbe

Përparim Rama ka kritikuar Albin Kurtin pas zgjedhjes së tij për kryeministër të Kosovës, duke ngritur çështjen e votave me të cilat u formua shumica e re parlamentare.

Në një reagim të publikuar në Facebook pas seancës, kryetari i Prishtinës ka pretenduar se Kurti e mori mandatin me mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

“Sot, nga ajo sallë, Albin Kurti dole si Kryeministër i Vetëvendosjes dhe Listës Serbe”, ka shkruar Rama, duke e pyetur Kurtin se çfarë e lidh me përfaqësuesit serbë dhe prej nga vjen, siç e quan ai, “ky besim i ndërsjellë”.

Rama ka komentuar edhe një gjest të Kurtit pas zgjedhjes, kur kryeministri i ri bëri me duar lëvizjen e gërshërëve.

“Kënd, Albin? Gazetarët, Opozitën? Kundërshtarët politikë? Apo 52.87% e qytetarët që nuk të kanë votuar?”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, me marrjen e pozitës së kryeministrit, Kurti duhet të kalojë përtej përfaqësimit vetëm të elektoratit të tij.

“Ditën kur bëhesh Kryeministër, duhet të pushosh së qeni vetëm Kryeministër i atyre që të votuan. Këtu fillon dallimi ndërmjet liderit të një partie dhe Kryeministrit të një shteti”, thuhet në reagim.

Rama ka përmendur edhe përplasjet e mëhershme të Kurtit me institucionet, duke iu referuar përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend.

“Ti dikur i përdhose këto institucione me gaz lotsjellës. Sot, nga maja e tyre i degradoje”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT