Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Humb jetën 49-vjeçari nga Rahoveci, u vetaksidentua në Suharekë

Ekskluzive | Humb jetën 49-vjeçari nga Rahoveci, u vetaksidentua në Suharekë

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident trafiku që ndodhi të dielën pasdite në Shirokë të Suharekës, raporton Sinjali.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 16:20, në rrugën e transitit, ku shoferi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Sinjali merr vesh se përveç shoferit, në automjet ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë kanë pësuar lëndime të lehta.

Fillimisht, 49-vjeçari me inicialet P.K., nga Hoxha e Vogël e Rahovecit, ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Megjithatë, rreth orës 20:40, nga spitali është njoftuar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti mbetet nën hetim nga njësitë kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT