Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen: Pasojat e konfliktit mund të zgjasin me muaj apo...

Von der Leyen: Pasojat e konfliktit mund të zgjasin me muaj apo vite, rrezik ekonominë globale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për respektimin e armëpushimeve në Iran dhe Liban. Ajo ka theksuar nevojën urgjente për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit përmes mjeteve diplomatike.

Von der Leyen ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit mund të zgjasin për muaj apo edhe vite, duke ndikuar jo vetëm në sigurinë rajonale, por edhe në ekonominë globale.

Duke iu referuar ndikimit në sektorin energjetik, ajo e ka cilësuar situatën si krizën e dytë energjetike brenda katër viteve. Sipas saj, varësia e tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara e bën Bashkimin Evropian më të cenueshëm ndaj krizave të tilla.

Në këtë kontekst, ajo ka bërë thirrje për uljen e kësaj varësie dhe rritjen e investimeve në energji të pastër, të përballueshme dhe të prodhuar në vend.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të burimeve të rinovueshme dhe energjisë bërthamore, duke respektuar neutralitetin teknologjik.

“Kjo është kriza e dytë energjetike brenda katër viteve dhe mësimi duhet të jetë shumë i qartë. Varësia jonë e tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara na bën të prekshëm. … Ne duhet ta zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim furnizimin tonë me energji të pastër, të përballueshme dhe të prodhuar në vend. Nga burimet e rinovueshme te energjia bërthamore, në respekt të plotë të neutralitetit të teknologjisë”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT