Rreth 5 kilogramë kokainë, të fshehura brenda karameleve, janë sekuestruar nga zyrtarët e të hyrave dhe Garda (Policia irlandeze) në Aeroportin e Dublinit.
Zbulimi u bë të enjten, kur zyrtarët e të hyrave kontrolluan bagazhin e një pasagjeri dhe gjetën drogën të fshehur brenda pakove me ëmbëlsira, raporton BBC – transmeton Sinjali.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme, Garda sekuestruan edhe 16 mijë euro para të gatshme, si dhe lëndë të tjera narkotike me vlerë rreth 14 mijë e 500 euro.
Një burrë rreth të 60-ave, i cili u arrestua dhe u akuzua në lidhje me sekuestrimin, doli para gjykatës të premten në mëngjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


