Një gjykatë në Francë ka dënuar me gjashtë muaj burg një burrë, pasi kërcënoi se do t’i “priste kokën” mësueses së djalit të tij në një shkollë në jugperëndim të vendit.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar në qytetin Le Fauga, pasi djali nëntëvjeçar i të pandehurit ishte transferuar në një klasë tjetër për shkak të sjelljes së tij.
Burri u përball me mësuesen 58-vjeçare në parkingun e shkollës dhe e kërcënoi se do t’ia priste kokën, përpara se të hynte në objektin shkollor, ku i përsëriti kërcënimet edhe në prani të drejtorit.
Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri kërkoi falje dhe deklaroi se “nuk e kishte kuptuar seriozitetin” e fjalëve të tij.
Duke e përshkruar veten si “shumë, shumë mbrojtës” ndaj fëmijëve të tij, ai tha se nuk ishte një person i dhunshëm dhe se nuk e dinte çfarë i kishte ndodhur atë ditë.
Ndërkohë, mësuesja ndodhet aktualisht në pushim mjekësor dhe nuk është e sigurt nëse do të rikthehet në klasë, tha avokatja e saj, Jocelyn Momasso-Momasso.
Sipas avokates, mësuesja ishte “e traumatizuar”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


