Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeMot pjesërisht i vranët sot në Kosovë, priten edhe ca riga shiu

Mot pjesërisht i vranët sot në Kosovë, priten edhe ca riga shiu

Kosova sot do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa pjesë të vendit priten edhe reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës në disa zona mund të ketë riga shiu, kryesisht me karakter lokal.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT