Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeMrekulli në Nepal, shtetasi kinez nxirret i gjallë nga tuneli pas 10...

Mrekulli në Nepal, shtetasi kinez nxirret i gjallë nga tuneli pas 10 ditësh

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë nxjerrë të gjallë një shtetas kinez, i cili kishte mbetur i bllokuar për 10 ditë në tunelin e një hidrocentrali pas vërshimeve shkatërruese në Himalaje.

Lu Haitao u gjet në një thellësi prej 225 metrash brenda tunelit të hidrocentralit Upper Trishuli-1. Ai ishte në gjendje të qëndrueshme, me hipotermi të lehtë, dhe u transportua me helikopter në spital.

Haitao është personi i tretë që shpëtohet nga tunelet, pasi një ditë më parë ekipet kishin nxjerrë të gjallë dy punëtorë nepalezë nga hidrocentrali Trishuli-3A.

Në një operacion tjetër, ekipet shpëtuan edhe një grua nga rrënojat e shtëpisë së saj në Nuwakot. Ajo u dërgua në Katmandu për trajtim mjekësor.

Vërshimet e 26 gushtit, të shkaktuara nga shembja e një mase akulli dhe shkëmbinjsh, kanë lënë mbi 1,300 të vdekur dhe afro 4,900 persona të zhdukur në Nepal. Në Tibet janë raportuar edhe 31 viktima dhe 531 të zhdukur.

Rreth 900 punëtorë të 12 hidrocentraleve rezultojnë të zhdukur, ndërsa afërsisht 500 prej tyre besohet se mund të jenë bllokuar në tunele. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT