Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump i prerë: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret...

Trump i prerë: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, synon të sulmojë ndonjë shtet anëtar të NATO-s.

I pyetur për mundësinë e një sulmi të Rusisë ndaj Aleancës Veriatlantike, Trump tha se komunikon drejtpërdrejt me Putinin dhe se e njeh mirë atë.

“Flas me të dhe e njoh shumë mirë. Putini nuk synon të sulmojë territorin e NATO-s”, deklaroi Trump, shkruan Euronews.

Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë në Moskë me një propozim konkret për përfundimin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Ata po marrin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, tha Trump, pa zbuluar hollësi rreth përmbajtjes së planit.

Sipas tij, një nga pengesat në arritjen e marrëveshjes është raporti tejet i tensionuar ndërmjet Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Është një problem personal mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti Zelensky dhe presidenti Putin vërtet e urrejnë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Trump i cilësoi Witkoffin dhe Kushnerin si negociatorë të shkëlqyer, duke thënë se misioni i tyre synon të vlerësojë nëse ekziston mundësia për përparim drejt përfundimit të luftës.

Ai shprehu optimizëm se palët mund të arrijnë një marrëveshje, ndonëse deri tani përpjekjet për paqe nuk kanë sjellë ndonjë rezultat përfundimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT