Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVitia nënshkruan kontratë për 16 autoambulanca të reja

Vitia nënshkruan kontratë për 16 autoambulanca të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë të re për 16 autoambulanca të reja.

Vitia tha se autoambulancat e reja do të jenë me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për pacientët në nevojë për trajtim emergjent.

“Kam nënshkruar kontratën për 16 autoambulanca të reja, me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për pacientët në nevojë për trajtim emergjent, të cilat do të shpërndahen nëpër komuna, duke mbuluar çdo vend të Republikës”, shkroi Vitia, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Vitia tha se gjatë dy viteve të fundit kanë furnizuar ShSKUK-në, QKUK-në dhe spitalet rajonale me 17 autoambulanca të tipit “Advance Life Support”.

Ai tha se katër autoambulancat e fundit nga kjo kontratë kanë mbërritur dhe do të shpërndahen së shpejti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT