Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

 Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

SipasDoganës, zyrtarët e saj ndaluan një automjet për kontroll, ndërsa gjatë intervistimit paraprak udhëtari deklaroi se nuk kishte mallra për t’i paraqitur pranë autoriteteve doganore.

Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të automjetit u zbuluan 157 palë atlete, të cilat nuk ishin deklaruar. Personi nuk posedonte faturë apo dokumentacion tjetër përcjellës që do të dëshmonte origjinën dhe vlerën e mallit.

Dogana bëri të ditur se, në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, çdo mall që hyn në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet të paraqitet dhe, kur kërkohet, të deklarohet pranë autoriteteve doganore, duke u shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Mosdeklarimi i mallrave dhe mungesa e dokumentacionit përbëjnë shkelje të legjislacionit doganor dhe i nënshtrohen procedurave ligjore.

Malli është ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është proceduar për zhvillimin e procedurave të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave fiskale të vendit, garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që respektojnë obligimet ligjore, si dhe luftimin e kontrabandës dhe çdo forme të shmangies së detyrimeve doganore, transmeton Klankosova.tv.

Njëkohësisht, Dogana iu bëri thirrje udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore për deklarimin e mallrave dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT