Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeVinicius Jr për Kupën e Botës: Argjentina mes favoritëve për shkak të...

Vinicius Jr për Kupën e Botës: Argjentina mes favoritëve për shkak të Messit

Ylli i Real Madridit dhe përfaqësueses së Brazilit, Vinicius Junior, ka folur për favoritët e mundshëm të Kupës së Botës, duke veçuar Argjentinën si një nga pretendentet kryesore për trofeun.

Sipas tij, fakti që Lionel Messi vazhdon të jetë pjesë e ekipit e bën Argjentinën edhe më të rrezikshme, pavarësisht rivalitetit të madh mes dy kombëtareve të Amerikës së Jugut.

“Do ta vendosja edhe Argjentinën midis favoritëve për Kupën e Botës sepse janë kampionët aktualë, kanë besim të madh dhe kanë Messin”, ka deklaruar Vinicius.

Braziliani theksoi se Messi mbetet një lojtar që mund ta vendosë fatin e ndeshjes në çdo moment, duke e bërë të vështirë për çdo kundërshtar përgatitjen ndaj tij.

Sipas Viniciusit, edhe në moshën 38-vjeçare, kapiteni i Argjentinës vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë në futbollin botëror dhe një faktor kyç në garën për titull.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT