Zjarri në Qendrën Tregatare ETC në Suharekë është vënë nën kontroll të plotë.
Këtë për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai shtoi se zjarrfikësit po qëndrojnë në vendngjarje pasi zjarre të vogla po shpërthejnë brenda ETC-së.
“Ju njoftojmë se zjarri në QT ETC,është nën kontroll të plotë. Zjarrfikësit janë në vendngjarje ende, ata do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, pasi që ka zjarre të vogla që po shperthejnë brenda Q.T ETC si dhe për shkak se në aferis gjendet Q.T Ben-CENTER dhe Restoranti GAMA.Po ashtu të gjitha njesite relevante policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i ndërrmarr të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me këtë rast”, tha Gashi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


