Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajme“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Gllogjan – vazhdon pritja për shpalljen...

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Gllogjan – vazhdon pritja për shpalljen e pafajësisë së katërshes së UÇK-së

Në Gllogjan është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, në një tubim ku janë bërë bashkë veteranë e ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Ngjarja është mbajtur në Zonën Operative të Dukagjinit, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Pjesëmarrësit kanë kujtuar luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga Gllogjani është përcjellë mesazhi se çështja e ish-pjesëtarëve të UÇK-së vazhdon të mbetet e rëndësishme për bashkëluftëtarët dhe familjet e tyre.

“Zjarri i Lirisë” po zhvillohet në zona të ndryshme të Kosovës, duke mbledhur veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë në mbështetje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Aktiviteti i radhës është paralajmëruar për 12 shtator, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT