Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeVetëm dy javë pas vëllait, vdes Princesha Astrid në moshën 94-vjeçare

Vetëm dy javë pas vëllait, vdes Princesha Astrid në moshën 94-vjeçare

Princesha Astrid, motra e Mbretit të ndjerë Harald V, ka vdekur sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror në Oslo.

“Princesha ndërroi jetë sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94 vjeç”, thuhej në deklaratën e Pallatit.

Vdekja e saj vjen saktësisht dy javë pas asaj të vëllait të saj, Mbretit Harald V, i cili ndërroi jetë më 28 gusht, në moshën 89-vjeçare.

Astrid kishte marrë pjesë të mërkurën në funeralin e vëllait të saj. Ajo ishte e pranishme në ceremoni në një karrige me rrota, vetëm pak ditë para se të ndahej nga jeta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT