Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmePesë të vdekur nga aksidenti tragjik i autobusit me turistë holandezë në...

Pesë të vdekur nga aksidenti tragjik i autobusit me turistë holandezë në Zvicër

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me turistë holandezë është përmbysur në një zonë të thellë alpine në lindje të Zvicrës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur të enjten pranë fshatit Susch, në kantonin Graubünden, ku autobusi me 45 turistë holandezë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në një zonë ndërtimi.

Sipas Policisë zvicerane, tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, shtatë kanë pësuar lëndime të moderuara, ndërsa 30 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar shtatë helikopterë dhe 13 ekipe të ambulancave, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve.

Identiteti i pesë viktimave ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shprehur tronditjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia kanë shprehur edhe Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima e Holandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT