Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeSekretari amerikan i Luftës: Do ta përfundojmë betejën me Iranin

Sekretari amerikan i Luftës: Do ta përfundojmë betejën me Iranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është deklaruar për luftën me Iranin gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 shtatorit, duke e lidhur konfliktin me sulmet terroriste të vitit 2001 dhe përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj tyre.

SHBA-ja dhe Izraeli e nisën konfliktin në shkurt, duke sulmuar Iranin dhe duke vrarë disa prej udhëheqësve të tij.

Gjatë fjalimit të tij, Hegseth e lidhi luftën me Iranin me sulmet e 11 shtatorit, duke thënë se SHBA-ja gjatë muajve të fundit ka goditur atë që e cilësoi si shtetin më të madh sponsor të terrorizmit në botë.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne kemi shkatërruar shtetin më të frytshëm sponsor të terrorizmit në botë. Luftëtarët tanë kanë luftuar kundër një teokracie islamike që na ka dëshiruar vdekjen për gati gjysmë shekulli. Ata brohoritën për 11 shtatorin”, deklaroi Hegseth.

Sipas tij, kundërshtarët e SHBA-së nuk e kishin marrë parasysh presidentin aktual amerikan.

Por sipas tij, ata “nuk e morën parasysh këtë president”.

Në fund të deklaratës së tij, Hegseth dha një mesazh të prerë lidhur me përballjen me Iranin.

“Ne do ta përfundojmë këtë betejë”, u betua Hegseth.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT