Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në Kukës.
Është bërë e ditur se i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, rreth orës 21:00, 25-vjeçari, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e zjarrit, që mendohet se është përdorur në rastin e sotëm.
“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


