Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të ketë mot kryesisht me diell dhe të nxehtë.
Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, veçanërisht në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira.
Këto vranësira mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku do të paraqiten këto procese.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34°C.
Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s./Klankosova.tv


