Saturday, August 8, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë, gjendet edhe arma...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë, gjendet edhe arma e krimit

Është arrestuar në Korçë Kristjan Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zhuko, i cili u qëllua me armë zjarri pas një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, Sterjo u kap nga forcat e Policisë pranë banesës së tij, pas disa orësh kërkimesh në qytet dhe zonat përreth. Në operacion u angazhuan edhe forcat speciale të RENEA-s.

Mësohet se RENEA kishte marrë informacion se i dyshuari do të rikthehej në banesën e tij për t’u furnizuar me para, çka çoi në lokalizimin dhe arrestimin e tij, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali.

Ndërkohë, Policia ka gjetur edhe armën e dyshuar të krimit. Sipas informacioneve, ka qenë vetë Sterjo që u ka treguar efektivëve vendin ku e kishte hedhur armën.

Arma është gjetur në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve”, ku dyshohet se i riu ishte fshehur gjatë orëve pas ngjarjes.

Kristjan Sterjo, sipas të dhënave paraprake, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zhuko, i cili u qëllua me armë zjarri pas një konflikti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT