Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeVetaksident në Prishtinë, lëndohet rëndë një person

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet rëndë një person

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinë, ku si pasojë drejtuesi i veturës ka marrë lëndime të rënda.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës  23:20 kemi pranuar informatën se në  rrugën  e Shkupit në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT