Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i...

Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i shpëtimit

Aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës ka përfunduar me sukses.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se motoristët janë lokalizuar dhe janë nxjerrë në një vend të sigurt nga ekipet e Departamentit të Motoristëve të kësaj shoqate.

Ekipet kanë ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit të kërkimit, ndërsa pas lokalizimit të tyre është bërë tërheqja dhe sigurimi i motoristëve.

Sipas njoftimit, të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe aksioni është përmbyllur me sukses.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT