Në Mitrovica e Veriut janë suspenduar dy zyrtarë policorë nën dyshimin për sjellje të rëndë diskredituese gjatë orarit të punës.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicë-Veri, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore.
Sipas tij, dy zyrtarët janë suspenduar për tre ditë dhe më pas janë rikthyer në detyrë, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në një stacion tjetër për arsye operative.
Autoritetet policore kanë theksuar se masa është ndërmarrë për çështje të etikës dhe imazhit të institucionit, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave të brendshme disiplinore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


