Moti i ngrohtë dhe temperaturat që kanë arritur deri në 30 gradë Celsius kanë bërë që plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen nga turistë dhe pushues vendas edhe më 3 tetor.
Fundjava ka sjellë në bregdet qytetarë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur të shijojnë temperaturat e larta dhe ditët me diell pranë detit, pavarësisht se tashmë jemi në muajin e dytë të vjeshtës.
Sezoni turistik në Vlorë duket se po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës. Në bregdet vijojnë të jenë të pranishëm pushues të moshave të ndryshme, ndërsa në këtë periudhë vërehet edhe një prani më e madhe e personave të grupmoshave të treta.
Temperaturat e larta për këtë periudhë dhe moti me diell po favorizojnë vijimin e aktivitetit turistik në bregdetin e Vlorës, duke bërë që plazhet të mbeten të frekuentuara edhe gjatë ditëve të para të tetorit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


