Në natën e 18-të të protestave të përnatshme në Prishtinë, organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Duke iu drejtuar protestuesve, Haziri tha se Kuvendi ka një borxh ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të saj.
“UÇK-ja e ndërtoi këtë shtet, sakrifica e saj, plagët e saj dhe gjaku i dëshmorëve të saj. Ky Kuvend ia ka borxh ligjin. Ia ka jo pse ne frikësohemi nga drejtësia, por nuk do ta lejojmë që një padrejtësi të shitet si drejtësi”, tha Haziri.
Ai foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke thënë se ajo i takon Kosovës, ndërsa sipas tij, miratimi i ndryshimeve të ligjit u takon deputetëve.
“Presidentin ia kanë borxh Kosovës, por ligjin ia kanë borxh UÇK-së”, u shpreh Haziri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


