Anglia ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Kroacisë, duke e mposhtur 7-0 në ndeshjen e zhvilluar në Rijeka.
“Tre Luanët” e dominuan takimin dhe e shndërruan atë në një nga humbjet më të rënda në historinë e përfaqësueses kroate.
Harry Kane dhe Bukayo Saka shënuan nga dy gola, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Jude Bellingham, Anthony Gordon dhe Morgan Rogers.
Kjo humbje 7-0 përbën disfatën më të thellë të Kroacisë që prej krijimit të përfaqësueses në vitet ’90.
Me këtë fitore, Anglia vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë, me gjashtë pikë të grumbulluara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


