Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me takimet e fundit mes liderëve politikë, duke i cilësuar ato si të padobishme.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se këto takime, sipas tij, nuk do të sjellin rezultat dhe i cilësoi si “manovra se kush kujt po ia fut”.
“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka shkruar Haradinaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 6 tetor të mblidhen në shesh.
“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka përfunduar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


