Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeVendimi i ministres Pacolli për Rugovën, “nervozon” banorët (VIDEO)

Vendimi i ministres Pacolli për Rugovën, “nervozon” banorët (VIDEO)

Banorët e Rugovës janë të pakënaqur me vendimin e ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli,për ndalimin e çdo lloj aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë.

Madje të shtunën ata protestuan zëshëm kundër këtij vendimi, transmeton Klankosova.tv.

Në një intervistë me gazetarin korrespodent të “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, Veton Mujaj, aktivist i shoqërisë civile tregoi se çfarë ka biseduar ai me ministren Pacolli.

“Ne e dimë që ky vendim është i gabuar, për shkak që ndalon qarkullimin e mallrave dhe mjeteve që praktikisht është e ndaluar edhe me Kushtetutë, përderisa nuk ka një ligj të veçantë. Unë kam tentuar me çdo kusht që të gjej një kontakt me ministren, që t’i tregoj shqetësimet e banorëve”, u shpreh Mujaj në Klan Kosova.

Ai shtoi se banorët janë të organizuar dhe nuk do ta lejojnë që ky vendim të hyjë në fuqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT