Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore aventurën në Ligën C të Nations League, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë.
Përveç rezultatit në fushë, vëmendje mori edhe atmosfera në tribuna, ku tifozët kuqezi shpalosën një baner me sloganin “Jo në emrin tim”.
Mesazhi u shfaq në tribunat e stadiumit të mbushura me flamuj kombëtarë, në shenjë proteste ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktgjykimi i shkallës së parë u shpall më 16 shtator, ndërsa ndaj tij pritet të vijojë procesi i ankesës në shkallën e dytë.
Ndërkohë, në fushë Shqipëria siguroi fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë, duke e nisur me rezultat pozitiv këtë edicion të Nations League.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


