Në Prishtinë është zhvilluar sonte protesta kundër dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po mbahet për të 11-tën natë radhazi.
Lidhur me protestën ka reaguar edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi, ai ka falënderuar qytetarët që po marrin pjesë në protestë, duke theksuar se “qëndresa vazhdon”.
“Nata e 11-të. Zëri ynë nuk shuhet, qëndresa vazhdon! Faleminderit secilit që është me ne”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


