Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeSHBA-ja i kërkon EPP-së përjashtimin e partisë së Vuçiqit

SHBA-ja i kërkon EPP-së përjashtimin e partisë së Vuçiqit

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson dhe senatori Roger Wicker i kanë dërguar një letër presidentit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, duke kërkuar që Partia Progresive Serbe (SNS) të përjashtohet nga familja politike evropiane.

Wilson dhe Wicker kërkojnë që SNS-së t’i revokohet statusi i anëtarit të asociuar dhe që të ndërpritet bashkëpunimi me partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. SNS është anëtare e asociuar e EPP-së që nga viti 2016, ndërsa aktualisht figuron ende në listën zyrtare të partive partnere të kësaj organizate.

Në letrën e tyre, ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me proceset zgjedhore në Serbi, sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe raportet e Beogradit me Rusinë dhe Kinën.

Wilson i është referuar edhe vlerësimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 në Serbi, duke pretenduar se ato u zhvilluan në kushte të padrejta dhe se rekomandimet e bëra nga vëzhguesit nuk janë zbatuar.

Kërkesa e dy ligjvënësve amerikanë vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të cilat janë planifikuar për 25 tetor.

Ndërkohë, EPP kishte nisur në shtator të vitit 2025 një proces të brendshëm shqyrtimi për rolin e SNS-së brenda kësaj familjeje politike. Organizata kishte sqaruar atëherë se bëhej fjalë për një hetim të brendshëm dhe jo për një procedurë zyrtare pezullimi apo përjashtimi.

SNS vazhdon të figurojë në listën zyrtare të EPP-së si “Associated Member Party”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT