Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO, ka thënë se për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga KEK-u, për sot dhe një pjesë për nesër kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.
Sipas KESCO-s, kërkesa e konsumatorëve për energji elektrike aktualisht po shkon në mbi 1 mijë e 100 MWh.
“Padyshim, që në këto rrethana kur kërkesa për konsum është më e lartë, këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, KESCO tha se që nga fillimi i këtij muaji kanë importuar mesatarisht 1.5 milion euro për çdo ditë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


